Dergoj.com Just another WordPress weblog

22Jul/090

2,2 miliardë shfrytëzues në Internet deri më vitin 2013

Numri i shfrytëzuesve të internetit në botë deri në vitin 2013 do të duhej të ngjitet në 2,2 miliardë, lajmëroi sot Instituti për hulumtim Forester, me seli në Paris.

Nga numri i përgjithshëm i shfrytëzuesve, 43 për qind do të jenë nga Azia, ndërsa 17 për qind prej tyre janë nga Kina.

Numri i shfrytëzuesve të Internetit në vitin 2008 ka qenë një miliardë e gjysmë njerëz.

“Edhe përkundër krizës botërore ekonomike, për çdo vit rritet numri i shfrytëzuesve në Internet”, deklaroi analisti Daniel Vigder, i cili parashikoi rritje prej 45 për qind të shfrytëzuesve prej vitit 2008 deri në vitin 2013.

Ekspertët presin që të ndryshojë radhitja gjeografike e shfrytëzuesve edhe atë në Azi të ketë rritje prej 38 në 43 për qind, në Amerikën e Veriut rënie prej 17 në 14 për qind, në Evropë rënie prej 26 në 22 për qind, përderisa përqindja e shfrytëzuesve në Amerikën e Jugut dhe rajonet tjera pritet të mbetet i njëjtë.